Bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së

E publikuar: 20/10/2020 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj tek U.D Ekrem Hysenaj.

Pranim-dorëzimi i detyrës së Drejtori të Përgjithshëm të ATK-së
“Me rekomandim të Ministres së Financave Hykmete Bajrami, me datë 16 tetor 2020, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti merr vendim 211/2020, për emërimin e z. Ekrem Hysenaj u.d Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së”,thuhet në njoftimin e ATK-së.

Gjatë takimit me rastin e pranimit të detyrës u.d drejtori Hysenaj tha se do të punojmë maksimalisht që Administrata Tatimore të arrijë realizimin e objektivave të parapara, pavarësisht situatës së pandemisë nëpër të cilën jemi duke kaluar, e cila çdoherë e më shumë është duke goditur ekonomin e vendit tonë.

Hysenaj që nga viti 2000 ka qenë pjesë e ATK-së, ndërsa nga viti 2019 ka qenë Drejtor i Departamentit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve.