“Bechtel Enka” gjen kohë të tallet me taksapaguesit Kosovarë

E publikuar: 08/06/2018 14:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi që Qeveria e Kosovës ia ndau 53 milionë euro për kompensimin e kostove shtesë së autostradës “Arbër Xhaferi”, kompania “Bechtel Enka” ka gjetur kohë të tallet me taksapaguesit kosovarë, shkruan Insajderi.

“Bechtel Enka” përmes një komunikate për media është shprehur e gëzuar që i janë kompensuar kostot shtesë të pasuara gjatë punës.

“BEGP është e gëzuar që çështja e kostove shtesë të pësuara nga BEGP duke punuar brenda ndarjes së kufizuar buxhetore të Qeverisë së Kosovës – dhe ri-organizimi i nevojshëm i punëve për t’u përshtatur me mungesat e alokimit të buxhetit për projektin – më në fund është zgjidhur”, thuhet në kumtesën për media, përcjell KP.

Tutje, sipas kompanisë vendimi i Qeverisë nuk pasqyron kostot e plota të tyre që lidhen me zgjatjen e punëve, por ai është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë me Qeverinë e Kosovës.

“BEGP vazhdon të përqendrohet në përfundimin e autostradës dhe është e përkushtuar që t’i japë qytetarëve të Kosovës një tjetër projekt të rëndësishëm infrastrukturor kombëtar që lidh Kosovën me rajonin dhe BE”, thuhet tutje në njoftim.