BE: Marrëveshja e Asociacionit s’është anuluar asnjëherë, u takon Kosovës dhe Serbisë të përcaktojnë ritmin e negociatave

09.06.2022 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
BE: Marrëveshja e Asociacionit s’është anuluar asnjëherë, u takon Kosovës dhe Serbisë të përcaktojnë ritmin e negociatave

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kthyer sërish në diskutim.

E gjithë kjo për shkak të një deklarate të dhënë nga raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon.

Cramon gjatë qëndrimit të saj në Kosovë tha se Qeveria e Kosovës ka një propozim për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Por një gjë e tillë u mohua nga kryeministri i vendit, Albin Kurti. Madje ai tha se nuk është në dijeni për ndonjë plan për formimin e Asociacionit.

“Së pari Kosova e ka Asociacionin e Komunave dhe besoni që mua si kryeministër mjaft po më del ky Asociacion i Komunave të Kosova ekzistues. Në anën tjetër, unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndonjëfarë plani për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk besoj se mund të shtoj diçka të re. “Kushtetutshmëria në Kosovë nuk toleron asociacione mbi baza etnike. Mund të ketë asociacione mbi baza zhvillimore, por jo mbi baza etnike. Dhe le të mos harrojmë se po i pyete të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, nacionaliteti, religjioni, askush s’e ka prioritet një asociacion të tillë”, tha ai.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Bashkimin Evropian, nga ku kanë deklaruar se nuk komentojnë deklaratat apo komentet e të tjerëve.

Zëdhënësi për Punë të Jashtme, Politikë dhe Siguri në BE, Peter Stano deklaroi se BE-ja si lehtësuese e dialogut Kosovë-Serbi, ka kërkuar vazhdimisht zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara.

“Kjo thirrje u përsërit së fundi në takimin e ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian muajin e kaluar”, deklaroi Stano.

Përpos kësaj, Stano theksoi se në vitin 2013, Kosova nënshkroi një marrëveshje për themelimin e Asociacionit, apo Bashkësisë së Komunave me shumicë Serbe dhe se kjo marrëveshje asnjëherë nuk është anuluar.

“Në vitin 2013 Kosova nënshkroi një marrëveshje për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe. Kjo marrëveshje është lidhur me mirëbesim nga të gjitha palët e përfshira. Asnjëherë nuk është anuluar.”, theksoi ai.

Stano deklaroi se kjo marrëveshje ishte ratifikuar me 2/3 e shumicës së Kuvendit të Kosovës dhe se me këtë, Kosova mori përsipër obligimin ndërkombëtar për zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Në fakt, Marrëveshja e vitit 2013 është ratifikuar nga Kuvendi me 2/3 e shumicës. Me këtë Kosova mori përsipër obligimin ndërkombëtar për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.”, shtoi ai.

Të pyetur nëse kanë kontaktuar me kryeministrin Albin Kurti gjatë kohës së fundit, lidhur me këtë çështje nga BE u tha se i takon shtetit të Kosovës që të propozojë një rrugë për zbatimin e marrëveshjes.

“I takon Kosovës që të propozojë një rrugë përpara për zbatimin e marrëveshjes.”.

Ndërsa lidhur me takimin e radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, saktësisht në mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti si dhe të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq nga BE theksuan se do të njoftojnë me kohë kur të ketë një takim të tillë.

“Si gjithmonë, ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të dialogut nëse dhe kur është e nevojshme.”, shtoi Stano.

Ditë më parë shumë deklarata u bënë lidhur me arritjen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Madje pati të tilla se një gjë e tillë do të arrihet pikërisht gjatë këtij mandati të Qeverisë së Kosovës.

Por sipas BE-së, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell si dhe përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

“Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së Lajčák vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë, u takon palëve të përcaktojnë ritmin e negociatave.”, përfundoi Stano.

Në kuadër të zhvillimeve Kosovë-Serbi, deklarime të shpeshta pati nga drejtuesit e Kosovës, por edhe nga shteti serb.

Madje nga Bashkimi Evropian së fundi kanë deklaruar se presin që me formimin e ri të Qeverisë së Serbisë që pritet të bëhet në korrik, do të shikohet edhe mundësia që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Serbia mbetet nga vendet e pakta në botë, e të vetme në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Ukrainës.

Për shkak të zhvillimeve të shumta në kuadër të politikës së jashtme, dialogu Kosovë-Serbi mbeti prej kohësh i pazhvilluar siç duhet. Takimet e vetme të zhvilluara përgjatë muajve të fundit ishin në mes zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi si dhe përfaqësuesit të palës serbe, Petar Petkoviq.

Marrëveshja e arritur më parë për targat është anuluar në takimin e fundit. Çështja e targave do të jetë sërish në diskutim, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e cila do të mundësojë lëvizjen e veturave nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas, pa pasur nevojën që targat të tërhiqen plotësisht.

Vendosja e stikerëve në këto targa ka vazhduar edhe pas kalimit të afatit të marrëveshjes, ndërsa se çfarë do të bëhet në këtë drejtim, mbetet të shihet në takimin e radhës në Bruksel.

Kryeministri Albin Kurti që nga marrja e mandatit ka vazhduar të deklarohet se dialogu nuk është top-prioritet i tij, por pavarësisht kësaj ai gjithashtu potencoi se arritja e një marrëveshje përfundimtare do të ishte e konvenueshme për të dyja shtetet. /Lajmi.net/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kurti: E njoh Serbinë më mirë se Rama

Kurti: E njoh Serbinë më mirë se Rama

Kurti: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe

Kurti: Nuk kam thënë se secila marrëveshje me Serbinë është e keqe

Pse BE-ja duhet të zgjerohet pa humbur kohë me Ballkanin Perëndimor

Pse BE-ja duhet të zgjerohet pa humbur kohë me Ballkanin Perëndimor

Zelensky i drejtohet bjellorusëve: Mos lejoni të përfshiheni në luftë

Zelensky i drejtohet bjellorusëve: Mos lejoni të përfshiheni në luftë

DEA “zbarkon” në Shqipëri, zyra të reja edhe në Tiranë

DEA “zbarkon” në Shqipëri, zyra të reja edhe në Tiranë

Rusia shpall “non grata” tetë diplomatë grekë/ Kremlini ‘acarohet’ me Greqinë që po ndihmon me armë Ukrainën

Rusia shpall “non grata” tetë diplomatë grekë/ Kremlini ‘acarohet’ me Greqinë që po ndihmon me armë Ukrainën

Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç

Vrau një punëtore për shkak se i qitën shumë majonezë në sandviç

Petkoviq: Shpresoj që Lajçaku do ta ngrejë çështjen e ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë

Petkoviq: Shpresoj që Lajçaku do ta ngrejë çështjen e ndalimit të hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë

Kryeministri i zotohet Lajçakut se do ta zbatojë udhërrëfyesin për energjinë

Kryeministri i zotohet Lajçakut se do ta zbatojë udhërrëfyesin për energjinë

Reka: Brukseli po zgjeron hendekun mes BE-së e Ballkanit

Reka: Brukseli po zgjeron hendekun mes BE-së e Ballkanit

Si vendoset limiti për çmimin e naftës dhe sa do të gjobiten pompat që shesin më shtrenjtë?

Si vendoset limiti për çmimin e naftës dhe sa do të gjobiten pompat që shesin më shtrenjtë?

Lajçak mbërrin në Kosovë, shkon këmbë në takim me Kurtin

Lajçak mbërrin në Kosovë, shkon këmbë në takim me Kurtin

Haxhiu për Vettingun: Duhet të jemi unik në raport me reformën për drejtësi, pres takim me liderët opozitarë

Haxhiu për Vettingun: Duhet të jemi unik në raport me reformën për drejtësi, pres takim me liderët opozitarë

Në ditën e parë aplikojnë 164 nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, vërehet interesim i madh

Në ditën e parë aplikojnë 164 nxënës në gjimnazin “Sami Frashëri”, vërehet interesim i madh

A do të kthehet Osmani për takim me Lajçak, Zyra e Presidentes: Sapo ka nisur vizitën në Singapor

A do të kthehet Osmani për takim me Lajçak, Zyra e Presidentes: Sapo ka nisur vizitën në Singapor

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se rajoni

60% e shqiptarëve nuk bën dot një javë pushime këtë vit, më keq se rajoni