BDI-ja shpall fitoren në Kërçovë dhe Plasnicë, shkon në balotazh në 12

E publikuar: 15/10/2017 22:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

BDI-ja shpall fitore absolute në Kërçovë dhe në Pllasnicë, derisa në 12 komuna të tjera kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh me kandidatët e BESËS dhe Aleancës për Shqiptarët

“Konfirmojmë fitoren bindëse të BDI-së. Kjo dëshmon se BDI-ja ishte dhe do të jetë partia më e madhe shqiptare në Republikën e Maqedonisë. BDI-ja është pafundësisht mirënjohëse për votën të cilën ju ia dhatë BDI-së dhe ne nuk do t’ju zhgënjejmë asnjëherë. BDI-ja shënon fitoren e 11 radhazi. Fitorja ju takon juve. Me fitoren e BDI-së fitojnë të gjithë qytetarët”, tha Fatmir Besimi, BDI.