Arbër Ismajli: Zëri i të verbërve në Gjilan do të përkthehet në vendime konkrete

E publikuar: 02/10/2025 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së bashku me kandidatët për Asamble, Demush Vokshin e Sami Ahmetin, patëm nderin të vizitojmë Shoqatën e të Verbërve në Gjilan, të udhëhequr nga z. Bajram Spahiu.

Një qytet i denjë dhe me përplot të mira ndërtohet duke i dëgjuar të gjithë, sidomos ata që shpesh lihen anash.

Ne si ekip kemi vullnet dhe vendosmëri që zëri i tyre të përkthehet në vendime konkrete, në politika të qarta e në mbështetje konkrete.

🙏🏼Baki, faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe besimin.

Ky besim është përgjegjësia jonë më e madhe dhe ju siguroj që nuk do të jeni asnjëherë të harruar, e të lënë anash.

Dera e Komunës së Gjilanit për ju dhe të gjitha kategoritë tjera, do të jetë e hapur me zemër të madhe dhe me përkushtim e trajtim institucional.

#BashkePerFitore👓
#GjilaniPertej
#ArberIsmajli #113