Basti i Sylës: Nëse PDK e humbë Drenasin, unë më nuk dal në televizion

E publikuar: 29/06/2021 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Valon Syla ka thënë se komuna e Drenasit është bastion i PDK-së dhe kjo nuk do të ndryshojë.

Ai madje ka qenë i gatshëm të vë bast për këtë.

“Modeli i Ramiz Lladrovcit në komunën e Drenasit është më i miri që ka mundur të instalojë PDK-ja në nivelin lokal”, ka thënë ai.

Tutje ai edhe ka vënë bastin.

“Jam i gatshëm të vë bast. Nëse PDK humb Drenasin, unë më nuk dal në televizion”, shtoi ai.

“Po vë bast pasi Jusufi dhe Bujari kanë dëshirë të më vënë në këso situata. Por jam i sigurt në këtë që them”, shtoi ai në T7.

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Komuna e Drenasit është udhëhequr nga PDK që prej zgjedhjeve të para të pasluftës.