Bashkimi i Xhakës dhe Mourinhos afër, por problemi mbetet tek Arsenali

E publikuar: 30/07/2021 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Granit Xhaka ende nuk është transferuar në Romë.

Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit për tu transferuar në Romë dhe për të qenë nën urdhërat e Jose Mourinhos, kjo nuk ka ndodhur ende.

Sipas La Gazzetta dello Sport, problemi i vetëm mbetet Arsenali i cili po kërkon një shumë të madhe parash për zviceranin pas parqitjeve të mira në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Tiago Pinto është deleguar të negociojë me Arsenalin për blerjen e Xhakës dhe “Gialorossët” dëshirojnë të shpenzojnë jo më shumë se 15 milionë euro për të, ndërsa Arsenali kërkon 22 milionë.

Ende nuk dihet nëse Arsenali është i gatshëm ta lejojë shqiptarin të largohet për një shumë më e vogël se 20 milionë euro.