Bashkim Jashari nesër merr gradën Gjenerallejtënant

E publikuar: 12/12/2021 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani nesër në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e bërë për media ku thuhet se ceremonia do të fillojë në ora 10:00.

“Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani duke u mbështetur në kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, në një ceremoni të veçantë gradon Gjeneralmajor Bashkim Jashari në gradën Gjenerallejtënant”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Jashari ka pranuar detyrën e komandantit të përgjithshëm të FSK-së më datën 1 dhjetor .