Bashkëshorti e bëri gruan për spital

E publikuar: 06/04/2018 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një të dyshuar nga Drenasi pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me mjet të fortë bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton policia.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media