Basha: E përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 30/09/2021 15:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka përshëndetur marrëveshjen që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se PD-ja i përkrah marrëveshjet e SHBA-së dhe BE-së për arritjen e një marrëveshje përfundimtare mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Përshëndes marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e të dërguarit special të BE, Miroslav Lajçak. Ky është një hap i rëndësishëm në uljen e tensioneve dhe në trajtimin e barabartë të qytetarëve në të dy anët e kufirit”.

“Unë dhe PD mbështesim dhe inkurajojmë përpjekjet dhe angazhim e BE dhe SHBA për një zgjidhje të përhershme, për marrëveshjen e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë”,ka thënë Basha.