Barcelonë, mes festimeve madhështore për pavarësinë e Katalonjës, edhe flamuri i Kosovës

E publikuar: 28/10/2017 11:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e djeshme ishte historike për rajonin, pasi Parlamenti votoi për shpalljen e pavarësisë nga Spanja. Partitë paraqitën një rezolutë, në të cilën e shpallin rajonin e tyre Republikë të pavarur.

Demonstratat pro dhe kundër pavarësisë kanë pushtuar gjatë gjithë natës rrugët e Barcelonës.

Për të festuar pavarësinë e Katoalonisë, në rrugët e Barcelonës ishte edhe flamuri i Kosovës (Foto)Mes festimeve në rrugët e Barcelonës   është parë edhe një person i mbështjellur me flamurin e Kosovës.

Ai është fotografuar i mbuluar me flamurin e Kosovës ngjitur me një person tjetër që mbante flamurin e Katalonjës.

Fotografia është publikuar fillimisht nga mediat kosovare dhe është shpërndarë pafund në rrjetet sociale.