Barcelona synon transferimin e De Ligt

E publikuar: 14/06/2021 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti spanjoll, Barcelona po kërkon transferimin e mbrojtësit të Juventus, Matthijs de Ligt.

Sipas ‘ Le 10 Sport’, Barcelona e ka si objektiv transferimin e De Ligt gjatë afatit kalimtar të verës.

Balugranët janë shumë të interesuar të nënshkruajnë me holandezin, që u bashkua me Juventusin në vitin 2019 për 75 milionë euro nga Ajax.

Megjithatë “Zonja e Vjetër”, nuk është e interesuar ta shesë 21- vjeçarin, madje me rikthimin e trajnerit Allegrit, do ti japin atij rol kyç në skuadër.

Holandezi, sezonin e kaluar zhvilloi 36 paraqitje me fanellën e Juventusit në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe një asistim.