Barcelona hynë kredi 500 milionë euro

E publikuar: 19/05/2021 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas ESPN, Barcelona ka siguruar një kredi prej 500 milionë euro nga Goldman Sachs, më 100 milionë euro që do të lëshohen menjëherë për pagat e pa paguara të lojtarëve

Ashtu si shumë klube të cilat kanë nënshkruar projektin e SuperLigës, edhe Barça është duke vuajtur financiarisht me pandeminë Covid-19 që ka bërë që ata të kërkojnë fonde shtesë si kredi.

Presidenti Joan Laporta duket se ka qenë çelësi që ekipi ka siguruar këtë kredi prej 500 milionë eurosh nga banka e investimeve amerikane, Goldman Sachs.

ESPN ka thënë se 100 milionë euro pritet që të vinë menjëherë në mënyrë që Barcelona të kryejë pagat që ua ka borxh lojtarëve.

Borxhi i klubit llogaritet të jetë pothuajse 1.2 miliard euro.

Disa burime i kanë thënë ESPN-së se situata me pagat e papaguara ishte aq e keqe saqë lojtarët e skuadrës ishin përgatitur për ta dërguar këtë çështje në Federatën e Futbollit të Spanjës.

Barcelona ishte pajtuar me futbollistët që të shtyjë pagat e tyre gjatë pandemisë, por edhe gjatë kësaj kohe ata dolën jashtë premtimit të tyre. /Express/