Barcelona dhe Juventusi sigurojnë kalimin në fazën tjetër të LK-së

E publikuar: 24/11/2020 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç pritej, Barcelona dhe Juventusi kanë arritur të sigurojnë plasmanin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Barcelona si lider me 12 pikë të tubuara ndërsa Juventusi e dyta në grup me 9 pikë.

Dynamo Kyiv dhe Ferencvaros deri më tani kanë vetëm nga 1 pikë.

Barcelona ka marrë tre pikë në udhëtim te Dynamo Kiev, duke i mposhtur 0-4. Ndërsa Juventusi si mysafirë arriti të mposhtë Ferencvarosin me rezultat 2 me 1.