Baraliu:Koalicioni i Shpendit me AKR’në është koalicion i frikës, sikur formimi i PAN’it

E publikuar: 08/11/2017 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komentet rreth koalicionit të lidhur sot mes VV’së dhe AKR’së në Prishtinë, po vazhdojnë. Analisti shqiptaro-amerikan, Bleron Baraliu, ka thënë se Shpend Ahmeti në këtë koalicion ka hy nga frika. “Mendoj se ky koalicion është koalicion i frikës, sikur ai që Ramushi e ka bërë me PDK. Pra mendoj se jo vetëm që ishte i panevojshëm, por në fakt do të jetë i dëmshëm”, ka thënë Baraliu.

Ky është postimi i plotë i Baraliut në Facebook:

Rreth marrëveshjes me Pacollin

Duke qene se kam shprehur bindjen se Shpendi eshte alternativa me e mire per Prishtinen ne keto zgjedhje, ndjej nevojen te ‘reagoj’ mbi koalicionin me AKR / Pacolli:

1 – Mendoj se ky koalicion eshte koalicion i frikes, sikur ai qe Ramushi e ka bere me PDK. Pra mendoj se jo vetem qe ishte i panevojshem, por ne fakt do te jete i demshem, dhe rrezikon seriozisht fitoren e Shpendit, e cila perndryshe ka qene me probabilitet komod (60%+ gjasat per 51%+).

2 – Per kete arsye me duhet te abstenoj nga zgjedhjet, pra nuk mund te bart barren morale te votimit per Shpendin ne koalicion me Pacollin, por as te kunderten, barren edhe me te rende po te votoja per zgjedhjen me te dobet.

3 – Vazhdoj te mendoj se Shpendi dhe VV jane opcioni me progresiv per Prishtinen ne keto zgjedhje, dhe se Shpendit dhe ekipit te tij duhet dhene shansat per te qeverise edhe 4 vjet, pa justifikime kesaj radhe – edhe per hir te progresit por edhe sepse alternativa eshte joadekuate.

Por edhe pse mendoj se Shpendi eshte zgjedhja me e mire, nuk mund ta “mbeshtes” kandidaturen e tij, per aresye te permendura me lart.