Banorët e Llashticës falënderojnë Lutfi Hazirin për realizimin e të gjitha projekteve jetike për këtë fshat

E publikuar: 21/09/2021 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga Llashtica, në tubimin e organizuar në formë bashkëbisedimi, nën masat anti-COVID19.

Llashtica i ka përmbyllur projektet e mëdha, sic është ambulanca e re, fusha e sportit, investimet në shkollë, asfaltimi i gati se të gjitha rrugëve dhe rrugicave, kanalizimi e rregullimi i varrezave të martirëve, ka thënë kryetari i Këshillit të fshatit Llashticë, Ekrem Hasani.

Ndërkaq, kryetari aktual dhe i ardhshëm i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur falënderim të madh për përkrahjen e ofruar.

“Faleminderit kryefamiljarëve të Llashticës për mbështetjen. Pjesën e madhe të projekteve e kemi përfunduar këtu, na kanë mbetur edhe disa projekte të vogla për t’i përmbyllur si, funksionalizimin e ujësjellësit dhe trotuarin, pa e harruar edhe kërkesën e re që doli sonte për ndërtimin e Parkut të Qëndresës dhe lapidarin e 11-vjecarit, Lulzim Musliu, në vendin e rënies. Parimin e barazisë në investime e kam pasur formulë të qeverisjes. Llashtica ka vend të veçantë tek unë dhe si të tillë do ta trajtojë gjithmonë. Do të mbetem gjithmonë, Luta i juaj!”, ka thënë Haziri.

Mesazhin e tij të fitores e ka dhënë edhe Ramiz Ramadani, i cili në listën fituese mban numrin 7 nga lista fituese, duke theksuar se për këtë qeverisje tetë vjeçare e kanë arsyetuar besimin ndaj kryetarit Haziri, për ta rikonfirmuar edhe më fuqishëm më 17 tetor.