Bamieh: Gjykata Speciale është etnike

E publikuar: 16/07/2022 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, ka folur për Gjykatën Speciale, të cilën e quajti gjykatë etnike.

Ajo tha se këndvështrimet e saj janë ligjore e jo politike.

“Unë këtë gjykatë e quaj etnike, këndvështrimet e mia janë ligjore, nuk janë politike. Pikëpamjet e mia do t’i diskutojë në një kohë më të vonshme”, tha ish-prokurorja e EULEX-it”, ka thënë ish-prokurorja e EULEX-it në RTK.

Bamieh, ndër të tjera, tha se EULEX ka pranuar 400 lëndë nga OKB dhe ato janë marrë vetëm disa prej tyre.

“400 raste i kanë marrë prokurorët lokalë, ku janë rastet e tjera, a janë nën tepi, ku janë ato raste”, tha ajo.

Ish-prokurorja ka kritikuar punën e EULEX-it duke marrë parasysh se ka shpenzuar shumë mjete.

Kujtojmë se Bamieh, në konferencën e sotme për medie, në Prishtinë, shpalosi detaje për hetimet që kishte bërë ndaj ish-sekretarit në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolajt, të cilin thotë se e përgjoi me autorizim të gjykatës.

Ndërkaq, po sot, ajo mori ftesë nga prokuroria me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete.