Balotelli në bisedime me këtë klub anglez

E publikuar: 17/11/2020 22:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mario Balotelli është në negociata me klubin anglez nga liga e dytë, Barnsley, raporton “Sun Sport”

Ish-reprezentuesi italian është agjent i lirë që nga periudha e tij me Breschian dhe së fundi shkoi tek skuadra me emrin Franciacorta për ta ruajtur formën fizike.

Balotelli tani dëshiron një aventurë të re në Angli dhe sipas “The Sun” ai po bisedon me skuadrën e lartpërmendur.

Kujtojmë se Barnsley është skuadër e cila lufton për të mos rënë ne Ligën e tretë të Anglisë.