Ballkani takohet me Llapin në derbin e javës, formacionet zyrtare

E publikuar: 18/09/2021 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot nis xhiroja e pestë e Premier Ligës.

Ballkani e pret në shtëpi Llapin sot nga ora 16:00.

Skuadra nga Suhareka nuk njeh humbje këtë edicion dhe aktualisht kanë tetë pikë pas katër xhirove të para dhe renditen në pozitën e dytë.

‘Llapjanët’, janë në formë shumë të dobët këtë edicion pasi kanë vetëm dy pikë dhe ndodhen në pozitën e para-fundit aktualisht.

Pritet një duel shumë interesant pasi të dyja ekipet kanë nevojë për pikë.

Formacioni i Ballkanit: Frashëri, Thaqi, Potoku, Hoxha, Astrit Thaqi, Gashi, Krasniqi, Korenica, Kuç, Baftiu, Zeka.

Formacioni i Llapit: Avdyli, Peposhi, Neto, Prenço, Idrizi, Emini, Shabani, Krasniqi, Ramadani, Veliu, Selmani