Bale preferon Premier Ligën

E publikuar: 26/06/2017 16:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, do të preferonte të kalonte në një ekip në Premier Ligë, para luajtjes në Francë për PSG-në, të cilët po e kërkojnë me ngulm, shkruan Daily Express, njofton Klan Kosova.

Uellsiani, për të cilin janë të interesuar Manchester United, është duke shqyrtuar mundësitë e tij, pasi duket se në Bernabeu më s’do të ketë vend në formacionin startues, për shkak të ardhjeve të reja siç është Kylian Mbappe.