Bajrami: Qeveria bie të mërkurën

E publikuar: 08/05/2017 08:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës do të bjerë të mërkurën pasi do të jenë deputetët e Kuvendit ata të cilët do ta votojnë një gjë të tillë. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri” shefja e Grupit Parlamentar e “Nismës për Kosovën” Valdete Bajrami.
Sipas Bajramit, “Nisma” është në bisedime të vazhdueshme edhe me deputetët të cilët nuk e kanë nënshkruar mocionin e mosbesimit dhe presin që deri të mërkurën t’i kenë votat e mjaftueshme për ta votuar atë.

Ndërkohë, procedimin e Demarkacionit nga ana e Qeverisë, të cilin ajo pritet ta bëjë sot, Bajrami e ka quajtur vetëm një tentativë të kryeministrit për të blerë kohë dhe asgjë më shumë.

Sipas saj, kjo marrëveshje edhe kësaj radhe nuk do të kalojë dhe kundërshtimi i opozitës do të jetë evidente. Ndërkaq duke folur për zgjedhjet e parakohshme Bajrami ka thënë se “Nisma”, por edhe opozita janë të interesuara që këtë Qeveri ta çojnë në shtëpi dhe në asnjë mënyrë të bëjnë koalicion me ta.