Bajrami: Me këtë Qeveri dhe Edita Tahirin të gjitha dëshirat e Listës serbe do të plotësohen

E publikuar: 09/12/2016 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka thënë se derisa kjo Qeveri të jetë në pushtet të gjitha dëshirat e Listës Serbe.

Ajo ka shkruar po ashtu në Facebook, se deri sa të jetë Edita Tahiri dhe tjerët në krye të bisedimeve, Mitrovica do t’ju falet serbëve.

Ky është postimi i plotë i Bajramit në Facebook:

“Të thuash me aq qetësi dhe të ndihesh komod se deri para tri viteve nuk kemi pasur qasje në veri, e tani po e kemi edhe atë përmes rrugëve malore, kjo sinqerisht është për keqardhje! Ne e dimë që as ministri dhe as z.Mustafa nuk u lejuan të kalojnë në veri të vendit, besoj që edhe ju e dini dhe e keni parë. Por, një gjë është e sigurt, deri sa do të jetë Tahiri dhe të tjerët në krye të bisedimeve, Mitrovica do t’ju falet serbëve! Deri sa të jetë kjo qeveri besoni se të gjitha dëshirat e Listës Serbe do t’ia plotësojnë, vetëm e vetëm për t’i ruajtur kolltukët e tyre.

TMERR, TMERR, TMERR!!!

Që askush nga qeveria nuk ka “dijeni” se me lejen e kujt u vendos muri i cili po e ndanë vendin. Ne e kemi thënë që këta njerëz për asnjë çast nuk janë në gjendje apo edhe nuk po dojnë të mbrojnë territorin e vendit dhe sovranitetin e tij! Kjo u dëshmua edhe me demarkacion e tash edhe me ndarje të Mitrovicës.

Turp të keni!!!”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Telegrafi/