Bajqinovci thotë se Rama gënjeu kur tha se ushtria serbe ishte e para që erdhi në ndihmë pas tërmetit

E publikuar: 30/07/2021 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka folur për forumin e “minishengenit”, e që më pas u vendos të quhet “Ballkani i Hapur”, shkruan Express.

Bajqinovci për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, tha se ka gënjyer kur ky i fundit tha se ushtria serbe ishte e para që i shkoi shqiptarëve për ndihmë kur ndodhi tërmeti në Durrës.

“Rama tha se ushtria serbe ishte e para që hyri në Shqipëri për ndihmë kur ndodhi tërmeti në Durrës”, është shprehur Bajqinovci.

“Zoti rama ka gënjyer sepse FSK’ja ka hyrë e para për ndihmë”, theksoi deputeti.

Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë në forumin e “minishengenit” në Shkup, e që nga aty këta liderë kritikuan shtetet që nuk morën pjesë; Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina./Express/