Bahtiri pret që KFOR-i të ndihmojë në bashkimin e Mitrovicës

E publikuar: 28/09/2017 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur të enjten komandantin e Batalionit Rajonal të KFOR-it për Veriun e Kosovës, Colonel Schuler Martin, i cili ishte i shoqëruar me komandantin e ardhshëm Colonelin Fischer, me ç’rast kanë biseduar fillimisht për situatën e përgjithshme të sigurisë që po mbretëron në qytetin e Mitrovicës, duke vazhduar më pas edhe me njoftimin për detyrën e re të cilën shumë shpejt në mënyrë zyrtare do t’ia dorëzojë Colonelit të ri Fischer, shkruan Lajmi.net.

cili ishte i shoqëruar me komandantin e ardhshëm Colonelin Fischer, me ç’rast kanë biseduar fillimisht për situatën e përgjithshme të sigurisë që po mbretëron në qytetin e Mitrovicës, duke vazhduar më pas edhe me njoftimin për detyrën e re të cilën shumë shpejt në mënyrë zyrtare do t’ia dorëzojë Colonelit të ri Fischer.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i uroi mirëseardhje Colonelit të ri Fischer duke e përgëzuar atë për detyrën e re, ai shtoi “se meqë qëllimi ynë është i përbashkët ta shohim Mitrovicën e bashkuar shpresoj dhe besoj që shumë shpejt do ta arrijmë edhe këtë gjë”.

Në anën tjetër edhe Komandanti i ri Colonel Fischer, theksoi se stabilizimi i plotë i gjendjes së sigurisë në qytetin e Mitrovicës dhe krijimi i kushteve për lëvizje e qarkullimit të lirë do të jetë kusht për t’i përmirësuar raporteve ndëretnike, andaj do të punojmë sërish së bashku në mënyrë që të kemi një zhvillim të mirëfilltë ekonomik dhe ta përmirësojmë dukshëm cilësinë e jetës së qytetarëve këtu.

Në fund Koloneli në ikje Martin Schuler, në shenjë falënderimi i dhuroi kryetarit Bahtiri një dhuratë me simbolet e Batalionit të tyre duke shprehur mirënjohje për bashkëpunim të mirëfilltë, po ashtu edhe kryetari Bahtiri i dhuroi përfaqësuesit të KFOR-it, një dhuratë me simbole të qytetit të Mitrovicës.