Bahtiri: Nuk e bëmë koalicionin me VV, fitorja nuk garantohej me ta

E publikuar: 01/06/2017 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U përfol shumë por nuk u arrit. Koalicioni mes AKR dhe Vetëvendosjes nuk ishte i duhuri sepse me partinë e Visar Ymerit fitorja nuk ishte e sigurtë.
Kështu u shpreh kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

“AKR s’ka mundur të dal si e vetme fituese ne zgjedhje për me e mund të keqen, prandaj e kemi ba koalicionin”, thotë Agim Bahtiri, që është kandidat për deputet në listën LDK-AKR-Alternativa.

Në TV Rrokum ai thotë se ka negociuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje, porse “nuk u arrit marrëveshja me ta, sepse duke i kalkuluar numrat në zgjedhjet e 2014, kjo nuk premtonte fitore”.

“VV ka shumë njerëz të mirë, por fatkeqësisht nuk mundëm me pa treshen e partive. Në të ardhmen mund të ndodhë të bëhemi bashkë”, thotë Bahtiri.