Bahtiri: Mbrëmë kemi marrë vendim kundër koalicionit me PAN

E publikuar: 23/08/2017 11:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahitiri nëpërmjet një statusi në “Faceobok” është deklaruar rreth mbledhjes së mbrëmshme që pati mbrëmë partia e Behgjet Pacollit.

Ai thotë se AKR-ja nuk do të futet në koalicion me PAN-in.

“Ju informoj se AKR-ja mbrëmë ka marrë vendin që mos të bëjë koalicion me PAN-in”, ka shkruar Bahtiri ndër të tjera.

Bahtiri ka folur edhe për rikandidimin e tij për mandatin e dytë të kryetarit të Mitrovicës.

“Dje mediat kishin shkruar se unë nuk do të rikandidoj për kryetar të Mitrovicës, por pasi që isha në ceremoninë e varrimit të Bajram Rexhepit, e kam pasur telefonin mbyllur dhe nuk kam mundur t’iu përgjigjem thirrjeve të mediave dhe të qytetarëve, për shqetësimet e të cilëve më vjen jashtëzakonisht keq.

Po ashtu edhe familja ime ishte shqetësuar shumë, të cilët pastaj edhe bënë një apel publik që të rikandidoj. Unë i garantoj qytetarët e Mitrovicës se do të jem çdoherë me ta dhe do të punoj për ta. Pra, unë do të rikandidoj prapë për kryetar të Mitrovicës, ku fitorja do të jetë e pakontestueshme, duke pasur parasysh punët që i kemi bërë së bashku me qytetarët dhe ekipin më të cilin i hyj kësaj gare.

Pjesë e ekipit tim do të jenë njerëzit më të devotshëm që vijnë nga gjiri i popullit, ku sot do ta prezantoj listën me 38 kandidatët e AKR-së për asamble komunale, të cilët janë njerëzit me të denjë të Mitrovicës për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve”, shkruan ai. /GazetaExpress/.