Babai i 21-vjeçarit të plagosur në Shtërpcë: Jemi ende në shok

E publikuar: 09/01/2023 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zvonomir Stojanoviq, babai i Millosh Stojanoviq, i cili u plagos të premtën në Shtërpcë ka thënë se e ka vizituar mbrëmë djalin e tij të shtrirë në spitalin e Graçanicës.

Ai u shpreh se i biri ndihet ende i trazuar me atë se çka ka ndodhur, shkruan Kosovo-Online.

“Ai ndihet mirë, por është dukshëm i tronditur për gjithçka që ka ndodhur. E gjithë kjo është e vështirë për të. Shpresojmë që ai të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet në familje”, ka thënë ai.

Stojanoviq theksoi se me kalimin e kohës po bëhet e qartë se çfarë ka ndodhur, tha ai në një intervistë pët TV Prva.

“Është jashtëzakonisht e vështirë, ne jemi ende në shok. Me kalimin e kohës po bëhet më e qartë në kokën tonë se çfarë mund të ketë ndodhur”, tha Stojanoviq.

Ai shtoi se ka frikë për sigurinë e familjes së tij, por shpreson që diçka e tillë mos t’i ndodhë askujt.