Azemi: Fotografia e Bahtirit me pjesëtarë të Policisë, e qartëson qëllimin e aksionit të sotëm

20.09.2021 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Azemi: Fotografia e Bahtirit me pjesëtarë të Policisë, e qartëson qëllimin e aksionit të sotëm

Zyrtari për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun i AAK-së, Ardian Azemi aksionin e sotëm të shtetit të Kosovës në kufi me Serbinë e ka quajtur aksion në shërbim të kandidatëve për kryetar të Komunave nga Vetëvendosja, e më së shumti në shërbim të atij për Mitrovicë, Agim Bahtiri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se është e pakuptimtë që pak para aksionit, kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri publikon fotografi bashkë me pjesëtarë të Policisë.

“Aksionit të sotëm të shtetit në kufi me Serbinë, deshëm ose jo ta pranojmë i kanë paraprij sondazhet e kohëve të fundit, si i tillë është në shërbim të kandidatëve të Vetëvendosjes për kryetar komunash, në këtë rast më shumë të kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ende pa filluar aksioni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, kandidati i partisë në pushtet realizon fotografi me pjesëtarë të Policisë.

Pra, para aksionit”, ka shkruar Azemi.Sipas tij, aksioni i sotëm është përpjekje për ta mbuluar heqjen e tarifave për produktet serbe me të cilat është mbushur tregu i Kosovës.

“Reciprociteti do të duhej të vendosej më kohë, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë.

Ky aksion i sotëm është mashtrim, është përpjekje për ta mbuluar heqjen e tarifave për produktet serbe me të cilat është mbushur tregu i Kosovës”, ka shtuar ai.

Azemi ka thënë se arroganca e numrave ka me marrë në qafë Republikën e Kosovës. “Pra, aksioni i sotëm në kohë fushate është mbi të gjitha shërbim ndaj një kandidati për kryetar komune.

Reciprociteti përnjëmend vendoset ndryshe, është kundërpërgjigje për secilën temë të hapur.

Pajtohem plotësisht, si aksion është në përputhje të plotë më Kushtetutën, sepse shteti duhet ta shtrij autoritetin e tij në tërë territorin, por telashe kam me kohën dhe mënyrën”.

“Shteti nuk duhet të konsiderohet si pronë e një individi a grupimi politik.

Arroganca e numrave ka me e marrë në qafë Republikën tonë”, ka përfunduar Azemi.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Abdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në konferenca

Abdixhiku kritikon Osmanin për sulmet ndaj BE-së: Raporte të tilla s’komentohen në konferenca

Memli Krasniqi: Qytetarët nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV-së

Memli Krasniqi: Qytetarët nuk pajtohen me qasjen arrogante të VV-së

Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Këshilltari i Vjosa Osmanit i reagon Abelard Tahirit dhe Selim Selimit pas kritikave për vetingun

Presidentja viziton kampin ku po qëndrojnë afganët

Presidentja viziton kampin ku po qëndrojnë afganët

Arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

Arrestohet një 87-vjeçar për sulm seksual

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Treni godet për vdekje një person në Pejë

Ballazhi pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit: Suma do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Ballazhi pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit: Suma do të turpërohet nga humbja që do t’i shkaktoj

Nga e premtja, vaksinën kundër COVID mund ta merrni edhe në sheshin e Prishtinës

Nga e premtja, vaksinën kundër COVID mund ta merrni edhe në sheshin e Prishtinës

Këto janë rregullat për të kërkuar azil në Zvicër

Këto janë rregullat për të kërkuar azil në Zvicër

PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit – pati shitblerje të votave

PZAP anulon zgjedhjet në Komunën e Hanit të Elezit – pati shitblerje të votave

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

Haziri: LDK nuk do të ketë marrëveshje politike në bllok për balotazhin

Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Asnjë i vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

KQZ vendos që të rinumërohen 23 vendvotime

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së, dyshohet se zbuloi informacione që rrezikuan sigurinë e Kosovës

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Rritet edhe çmimi i druve në Kosovë

Aktakuzë ndaj personit që dhunoi të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë

Aktakuzë ndaj personit që dhunoi të miturën në shtëpinë e tij në Gjakovë