As Avokati i Popullit S’mund të Marr Informacione për ‘Gylenistët”

E publikuar: 30/03/2018 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Avokatit të Popullit ka reaguar në lidhje me arrestimin dhe dëbimin nga territori i Republikës së Kosovës të gjashtë shtetasve turq.

Përmes një komunikate për media, avokati i popullit thotë së është jashtëzakonisht i shqetësuar me situatën e krijuar. Ata thonë se janë munduar ta sigurojnë informacion zyrtar për çështjen, por ka qenë e pamundur.

“Janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar informacion zyrtar për vendndodhjen dhe gjendjen e tyre, mënyrën e arrestimit dhe aktin e deportimit drejt shtetit të Turqisë, por kjo ka qenë e pamundur gjatë ditës së djeshme dhe paraditen e sotme”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Avokatit të Popullit.

Ata thonë se kanë vendosur të hap rast Ex-Officio.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e rastit dhe konfuzionin e autoriteteve mbi linjën e përgjegjësisë, Avokati i Popullit ka vendosur të hap rast Ex Officio, për të hetuar në detaje veprimet e ndërmarra nga autoritetet publike”, vazhdon komunikata e tyre.

Sipas tyre, veprimet e ndërmarra nga autoritet publike janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut e të cilat janë të zbatueshme në sistemin e brendshëm juridik të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë arrestuar 6 persona me nënshtetësi turke.

Bartësit e institucioneve kryesore në vend kanë thënë se ata nuk kanë qenë të njoftuar për këtë veprim.

Sot gjatë ditës, Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe nga shefi i AKI-së, Driton Gashi.

Sot gjatë ditës ka pasur edhe protesta para ndërtesës së Qeverisë./kallxo.com/