Avokati i Veselit: Prokuroria mund të përfundojë sikur ajo e Millosheviqit

E publikuar: 13/07/2022 17:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se Prokuroria mund të përfundojë njëjtë si ajo në rastin e gjykimit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millisheviq.

“Prokuroria siç po bën tani mund të përfundojë sikur prokuroria e Millosheviqit, e cila vazhdoi pa fund, dhe në fund dështoi”, tha Emmerson në konferencë, transmeton Klan Kosova.

“Na tha kryeprokurori në fillim të kësaj çështje, z. Smith vetë, që prokuroria është e dizajnuar të jetë më e shpejtë se tribunalet tjera, dhe na akuzoi ne mbrojtjen se po e zmadhojmë kohëzgjatjen e kësaj çështje. Ne në fakt është dashur tani të jemi afër përfundimit të çështjes dhe të gatshëm për gjykim, por nuk jemi as afër, sepse prokuroria nuk e di as kush janë e as kur do të paraqiten dëshmitarët. Pra jemi në të njëjtin vend si para dy vitesh. Prandaj kërkoj që para konferencës së ardhshme ta marrim informacionin që po kërkojmë”, përfundoi Emmerson.

Emmerson i bëri këto komente në shenjë proteste pasi Prokuroria ende nuk ka bërë një listë të dëshmitarëve që do të ftohen për dëshmi në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.