Avokati i grupit “Kumanova”: Ndërkombëtarët të zbardhin të vërtetën, skenari ka qenë i shërbimit sekret

E publikuar: 02/11/2017 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi “Kumanova” është dënuar 746 vjet burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm dhe 4 lirohen nga akuza.

Avokati i grupit “Kumanova”, Sevdi Miftari pas dhënies së vendimit ka thënë se e gjithë kjo është skenar i shërbimeve sekrete, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, Miftari thotë se vetëm ndëkombëtaret mund të zbardhin këtë rast  të padrejtë për grupin Kumanova.

“I gjithë ky është skenar i shërbimeve sekrete, nga njerëzit e manipuluar. Vetëm ndërkombëtarët mund të zbardhin këtë padrejtësi. Sipas informacioneve, dëshmitë që janë prezantuar janë nga strukturat e shërbimit sekret, shpejt do të zbulohet ky manipulim i tyre” ka thënë Miftari.

Tutje Miftari thotë se vendimi i gjykatës nuk ka qenë korrekt.

“Ndërkombëtaret mbas këtij gjykimi qe nuk është korrekt, do të vihen në zbardhjen e këtij rasti” shkruan Indeksonline.

Shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu shqiptua burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza./Indeksonline/