Avionë luftarakë të Serbisë bëhen me raketa të fuqishme

E publikuar: 27/10/2017 12:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krahas 10 “migëve 29”, Serbia së shpejti mund të ketë avionin sulmues të modenizuar “petrit”.

Kjo do të jetë fluturakja e parë që do të lansojë raketën VRVZ-200 nga ajri përdorimi i të cilave pritet të bëhet pas dy vjetësh, transmeton Koha.net.

Këtë risi, siç përcjell “blic” i Beogradit e ka zbuluar portali “Tango Six”.

Siç njoftohet, në aeroportin e Batajnicës janë eskpzouar tri “petritë” me demonstruesit e tyre.

Vëmendje të veçantë ka tërhequr pajisja e “petritit” me dy ulëse që gjendet në përbërjen e eskadrilës 241 gjuajtëse-bombarduese “Tigrovi”, 98 e bazës ushtarak ajrore nga aeroporti lagjevci.

“Nuk është fare për t’u habitur që në këtë avion, krahas lansuesve me katër tyta, “rrufeja” e kalibrit 128 mm, armatim standard i këtij avioni, të ketë edhe raketa vetëlansuese ajër –tokë VRVZ-200.

Aktualisht Ushtria e Serbisë i ka shtatë “petritë” nga të cilët një është në remont.