Avdullah Hoti thotë se vizat dhe ushtria do të bëhen, por s’jep afate kohore

E publikuar: 27/05/2017 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti ka thënë se në Qeverinë Mustafa janë krijuar 40 mijë vende të punës.
Ai po ashtu ka thënë se Kosova gjatë kësaj kohe është orientuar nga Perëndimi, njofton Klan Kosova.

Hoti ka thënë se duhet të ndalet krimi dhe korrupsioni në Kosovë derisa ka shtuar se nuk jep afate as për heqjen e vizave e as për krijimin e Ushtrisë së Kosovës nëse ai zgjidhet kryeministër.

Por sipas tij, ndonëse nuk jep afate, ai siguron se do të bëhen të dyja.

Këto komente Hoti i ka bërë në takimin me strukturat e LDK-së dhe bizneseve në qytetin e Ferizajt.