Avdullah Hoti flet për listën e deputetëve të LDK-së

E publikuar: 18/05/2017 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avdullah Hoti, i nominuar për kryeministër nga LDK-ja ka garantuar se nesër do të del lista e deputetëve.

Ai ka deklaruar se kjo listë do të jetë listë e fitores.

“Uniteti ynë ka bërë bashkë kundërshtarët. Ju garantoj që nesër kur të finalizohet lista edhe me partnerët, do të jetë listë e fitores”, ka thënë ai.

Këto deklarata, Hoti i ka dhënë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Në anën tjetër, Agim Veliu ka thënë se lista përmban emra të deputetëve të rinj, por edhe të atyre të mëhershëm. /Indeksonline/