Avdiu: S’di qysh s’po u vjen marre disave që thonë se Dukagjin Lipa ka përfitime personale

E publikuar: 15/06/2022 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktivistja Zana Avdiu ka kritikuar qeverinë e Kosovës e cila, siç thotë ajo, nuk mundësoi mbajtjen e festivalit Sunny Hill në Prishtinë.

Avdiu në emisionin Pressing në T7, u është përgjigjur edhe të gjithë atyre kanë mbrojtur qeverinë për këtë rast.

Sunny Hill do të mbahet në të njëjtat data vetëm se është zhvendosur në Tiranë.

“Mua po më vjen shumë keq kur po i dëgjoj disa, që nuk po e di as qysh s’po ju vjen marre me dalë në TV edhe me thënë: “Dukagjin Lipa ka pasur qëllime për përfitime personale, e boni menjëherë marrëveshjen, qysh e bëri menjëherë marrëveshjen”, tha Avdiu.

“Po sigurisht që në Tiranë dhe krejt shtetet e tjera brenda gjysmë dite të bëjnë marrëveshjen për një ngjarje kaq të madhe qysh është Sunny Hill. Nuk presin, nuk bëjnë hajgare ata me shtetet e veta. Kjo kish me qenë një garë mes shteteve se kush po e merr një festival të tillë e jo mos me ja kriju mundësitë”, theksoi ajo.

“Unë e di që Vetëvendosjes nuk i ngutet, as me kohë as me kurgjo sikurse një asamblistë nga radhët e VV’së e cila kishte votuar kundër edhe u mundoke me e arsyetu votën e saj e thoshte: “Nuk e di”, tha, “çka i ngutej z.Lipës”. Sikur po bëhej fjalë për me pi një kafe në qytet, edhe çka je tu u ngut”, shtoi Avdiu.