Autostrada e parë në shkretëtirë në Kinë arrin lëshim zero të karbonit 

08.06.2022 13:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Autostrada e parë në shkretëtirë në Kinë arrin lëshim zero të karbonit 

Autostrada në shkretëtirë e Tarimit, e cila përshkon shkretëtirën Taklimakan në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit, ka arritur lëshim zero të karbonit, falë një projekti transformimi të përfunduar në fillim të këtij muaji për sistemin e ujitjes përgjatë brezit të saj mbrojtës.

Pas projektit të transformimit, shkurret përgjatë autostradës tani ujiten me ndihmën e pompave me energji diellore e jo të pompave me naftë.

Projekti vlerësohet se do të ulë konsumin e naftës me rreth 1 000 tonë dhe lëshimin e dioksidit të karbonit me 3 410 tonë në vit, sipas degës së fushës naftëmbajtëse të Tarimit të kompanisë “PetroChina”, e cila është përgjegjëse për projektin.

Autostrada në shkretëtirë e Tarimit u përurua në vitin 1995. Kjo autostradë, që kalon nëpër shkretëtirën më të madhe të Kinës, e ka zvogëluar largësinë nga kryeqendra e Xinjiang-ut Urumqi për në Hotan me 500 km.

Megjithatë, ndërtimi dhe mirëmbajtja e një autostrade në Taklimakan, shkretëtira e dytë më e madhe në botë me rërë të lëvizshme, nuk ishte një detyrë e lehtë. Në vitin 2005, një brez 436 km i gjatë u vendos në të dy anët e autostradës për ta mbrojtur atë nga rëra dhe u ndërtuan 109 stacione pusesh për ujitje.

Tetëdhjetë e gjashtë nga stacionet e puseve furnizoheshin me naftë. Ato gjithashtu nuk ishin në gjendje të siguronin energji të vazhdueshme.

Në janar të këtij viti, dega e fushës naftëmbajtëse të Tarimit e kompanisë “PetroChina” nisi projektin e transformimit, duke ndryshuar të gjithë gjeneratorët e energjisë me naftë në gjeneratorë me energji fotovoltaike.

Përveç pakësimit të konsumit të naftës dhe të lëshimit të CO2-shit me ndihmën e projektit, sasia e CO2-shit “të kapur” nga brezi mbrojtës mund të arrijë mbi 20 000 tonë në vit, duke ndihmuar në asnjanësimin e CO2-shit të lëshuar nga automjetet që kalojnë, dhe duke e bërë këtë një autostradë me lëshim zero karboni, sipas degës së kompanisë “PetroChina”.

Gjeneratorët me energji diellore kanë gjithashtu pajisje për kursimin e energjisë, të cilat sigurojnë një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Autostrada me lëshim zero karboni është vetëm një shembull tjetër i përpjekjeve të Kinës për të arritur kulmin e karbonit deri në vitin 2030 dhe asnjanësimin e karbonit brenda vitit 2060.

Me burimet e veta të pasura të energjive të reja, si energjia e erës dhe ajo e diellit, Xinjiang-u është një bazë kombëtare e energjisë së pastër në shkallë të gjerë.

Që nga ndërtimi i saj, autostrada në shkretëtirë e Tarimit ka lehtësuar transportin dhe ka rritur nivelin e jetesës së banorëve vendas. Ajo është një dëshmi e përkushtimit të Kinës për të përmbushur objektivat e saj për karbonin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Autostrada e parë në shkretëtirë në Kinë arrin lëshim zero të karbonit 

Autostrada e parë në shkretëtirë në Kinë arrin lëshim zero të karbonit 

Arsyet pse disa njerëz nuk preken nga Covid-19

Arsyet pse disa njerëz nuk preken nga Covid-19

Holanda çmonton urën historike që të kalojë superjahti i miliarderit Jeff Bezos

Holanda çmonton urën historike që të kalojë superjahti i miliarderit Jeff Bezos

Pekin, hapet Forumi Global Mediatik i Inovacionit

Pekin, hapet Forumi Global Mediatik i Inovacionit

Rakiq: Zgjedhjet e 3 prillit do të mbahen edhe në Kosovë, ose e zbatojmë reciprocitetin

Rakiq: Zgjedhjet e 3 prillit do të mbahen edhe në Kosovë, ose e zbatojmë reciprocitetin

Hoxhaj: Kurti pa platformë për dialog, opozita nuk bëhet pre e mashtrimeve të tij

Hoxhaj: Kurti pa platformë për dialog, opozita nuk bëhet pre e mashtrimeve të tij

​Pamje shqetësuese: Shkel me traktor qenin qëllimisht – (Video)

​Pamje shqetësuese: Shkel me traktor qenin qëllimisht – (Video)

Shala tregon si do të zhvillohet procesi mësimor në shkollat e Prishtinës

Shala tregon si do të zhvillohet procesi mësimor në shkollat e Prishtinës

Ministrja Bajrami fajëson MPMS për listën jo të saktë të përfituesve të masës 15

Ministrja Bajrami fajëson MPMS për listën jo të saktë të përfituesve të masës 15

Rifillon punën qendra për pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve në Podujevë

Rifillon punën qendra për pajisje me dokumente dhe regjistrim të automjeteve në Podujevë

Ismaili-Zemajt: Mos e kthe situatën ku pastaj duhesh me i nxjerr flokët e tua

Ismaili-Zemajt: Mos e kthe situatën ku pastaj duhesh me i nxjerr flokët e tua

Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

​57 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

​57 raste të reja me COVID-19 në Mal të Zi

1160 persona me aktakuza, për 2 muaj e gjysmë të pandemisë

1160 persona me aktakuza, për 2 muaj e gjysmë të pandemisë

Trump me tone të forta pas protestave të dhunshme në SHBA: Jam president i ligjit dhe rendit …

Trump me tone të forta pas protestave të dhunshme në SHBA: Jam president i ligjit dhe rendit …