Kur tërhiqni paratë mbulojeni tastierën, po montohen kamera të vogla

E publikuar: 15/03/2017 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet botërore janë duke i paralajmëruar njerëzit të jenë më të vëmendshëm kur tërheqin para nga bankomati, duke i udhëzuar që gjithmonë ta mbulojnë tastierën kur shkruajnë PIN-in.

Policia është duke zbular vrima të vogla në makinat e parave – truku i fundit që është duke u përdorur për t’ua vjedhur njerëzve detajet e bankës.

Hetimet në Britani të Madhe zbuluan se vrimat e vogla janë pajisje të vogla regjistruese dhe që incizojnë njerëzit kur vendosin numrin e tyre PIN.

Autoritetet paralajmërojnë njerëzit: Kur tërhiqni paratë gjithmonë mbulojeni tastierën.