Australia – Koresë Veriore: Zhvilloje mirëqenien e qytetarëve të vuajtur, jo armët bërthamore

E publikuar: 24/04/2017 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Jashtme e Australisë, Julie Bishop, e ka kritikuar Korenë Veriore e cila e kërcënoi Australinë me sulm bërthamor, duke thënë se lideri i saj Kim Jong-un duhet të brengoset më shumë për gjendjen e shkatërruar të vendit të vet tiran.
“Qeveria e Koresë së Veriut duhet të investojë në mirëqenien e qyetetarëve të vet shumë të vuajtur, në vend se të investojë në armë bërthamore,” ka thënë Bishop, transmeton Express.

Ajo ka thënë se kërcënimet që po bën Veriu theksojnë edhe më tej nevojën që regjimi i Kim duhet të heqë dorë nga armët bërthamore.

“Kërcënimet e Koresë Veriore për sulme bërthamore ndaj vendeve të tjera nënvizon edhe më tej nevojën për këtë regjim që të heqë dorë nga armët bërthamore dhe programet e raketave balistike,” ka thënë Bishop./Express/