Auditori gjen shumë parregullsi në qeverisjen e Gjilanit

E publikuar: 23/05/2023 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numër i madh parregullsish nga më të ndryshmet, nisur keqmenaxhimi financiar dhe kontrollit, dobësi evidente në fusha të rëndësishme financiare si: moszbatim i procedurave të duhura të prokurimit, tejkalim i kontratave, menaxhim jo të mirë me kontratat, detyrimet e papaguara, etj. janë evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) të kenë ndodhur në Komunën e Gjilanit gjatë vitit 2022.

Kështu, Auditori ka gjetur se komuna kishte bërë keq klasifikime të shpenzimeve ku nga kategoria ekonomike investime kapitale kishte paguar 605,692€, për nga natyra i takojnë mallrave dhe shërbimeve.

Po ashtu edhe përdorimi i gabuar i procedurës së prokurimit, është evidentuar si e gjetur nga auditori.

Po ashtu sipas ZAK-së, Zyra e prokurimit kishte lidhur dy kontrata për pastrimin e objekteve shkollore, njëra me 13.04.2022, në vlerë 40,262.86€, për një muaj dhe tjetrën me 18.05.2022, në vlerë prej 87,377.37€, deri në zgjidhjen çështjes së pastrimit të objekteve, duke përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Edhe tejkalim i kontratave për është evidentuar sie  gjetur në raportin e auditorit për vitin 2022, për komunën e Gjilanit.

Po kështu e gjetur tjetër është evidentuar edhe për mangësi lidhur me marrëveshjet për shërbime të veçanta

Ky raport ka rezultuar me 15 rekomandime, prej tyre 6 janë rekomandime të reja, 9 të përsëritura.