ATK’ja ka një njoftim shumë të rëndësishëm për ata që investojnë në kriptovaluta

E publikuar: 03/12/2021 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Administrata Tatimore e Kosovës ua ka rikujtuar qytetarëve që investojnë në kriptovaluta se janë të detyruar të deklarojnë dhe të paguajnë tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale dhe në kohë, ashtu siç është përcaktuar me legjislacionin tatimor.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ATK’ja ka thënë se do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat.

“Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te personat, të cilët nuk i deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimin dhe Kontributet Pensionale.

Me fokus të veçantë, ATK do të përqendrohet në identifikimin dhe trajtimin e personave, të cilët krijojnë të ardhura nga kriptovalutat.

Për personat fizikë jo afarist, personat fizikë afarist dhe personat juridikë, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e krijuara dhe nuk paguajnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale, ATK do të ndërmarrë masat sipas legjislacionit tatimor”, thuhet në njoftim.