ATK pjesë e Samitit Regjional të Ministrive të Financave, Administratave Tatimore dhe Bankave Qendrore në Beçiç

E publikuar: 14/06/2024 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj është duke marr pjesë në Samitin Regjional të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qendrore dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore  në Beçiç i cili po mbahet me datat 14 dhe 15 Qershor, ku tema e radhës këtë vit është  “Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kushtet e rritjes së dobët ekonomike në eurozonë”.

Në këtë samit është duke u diskutuar lidhur me Reformat dhe modernizimin e administratave tatimore, si dhe ruajtja e stabilitetit të qmimeve dhe sisitemit bankar në kohë të paqëndrueshme.

Pjesëmarrës në këtë Samit janë vende të ndryshme të rajonit, si: Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia, të cilat kanë pasur mundësin e diskutimit dhe prezantimin e përvojave të tyre me shtetet e tjera.

Drejtori Murtezaj ka prezantuar reformat e bëra në Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe të arriturat tjera në funksion të përmbushjes tatimore. Ndër tjera, drejtori i ATK-së ka folur edhe për sistemin tatimor të Kosovës, i cili vlerësohet lartë nga organizatat ndërkombëtare, me norma të ulëta tatimore, si shtet me politika fiskale të orientuara drejt nxitjes së investimeve dhe prodhimit të brendshëm dhe gjithashtu krijimit të një ambienti të favorshëm për investimet e huaja.

Po ashtu, gjatë këtij prezantimi z. Murtezaj foli edhe për rezultatet e ATK-së në inkasimin e të hyrave, të cilat siç theksoi ai kanë tejkaluar pritshmërit e planifikuara. Ai tha se i gjithë ky progres është fal rritjes së llogaridhënies, digjitalizimit të shërbimeve, automatizimit të proceseve të punës, si dhe rritjes së formalizimit.

Ky samit është një mundësi e mirë për shkëmbimin e përvojave, si dhe krijimin e një dialogu për luftimin e dukurive negative në përmbushjen tatimore.