ATK pezullon tre zyrtarë të dyshuar për korrupsion

E publikuar: 07/12/2016 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Përmes një komunikate për media, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se bazuar në informatat e marra nga Prokuroria, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK tre zyrtarë të saj, dy inspektorë të lojërave të fatit dhe një inspektor tatimor, të dyshuar për korrupsion

ATK përmes komunikatës për media, njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga Prokuroria dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK të tre zyrtarëve të saj: dy inspektorë të lojërave të fatit dhe një inspektor tatimor, të dyshuar për korrupsion.

“Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për korrupsion do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra korruptive do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës.

Falënderojmë qytetarët, Mediat, Prokurorin dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e kësaj dukurie.

Mbesim me shpresë se do të vazhdojmë bashkëpunimin për të kontribuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, dhe të gjitha veprimet tona të kenë për qëllim ruajtjen e imazhit të ATK-së”, thuhet në komunikatën e dërguar nga ATK-ja.