Atalanta tradhton Berishën, nuk i blen kartonin nga Lazio

E publikuar: 05/05/2017 08:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Etrit Berisha po shkëlqen në sezonin e parë me Atalantën, ndërkohë që me mbylljen e sezonit përfundon dhe akordi për huazimin e tij nga Lazio.

Kryeqytetasit duan ta shesin ata, por kërkojnë rreth 7 milionë euro për kartonin e tij, shifër që vlerësohet si e lartë nga Atalanta, që në krahun tjetër po mendon të mbajë përfundimisht Pierluigi Gollinin, të cilën e ka huazuar nga Aston Vila.

22-vjeçari nuk do të kthehet në Angli dhe pritet që të jetë titullari i bargamaskëve në sezonin e ardhshëm.