AstraZeneca do të bëjë teste shtesë për vaksinën antiCOVID-19

E publikuar: 26/11/2020 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

AstraZeneca e Britanisë së Madhe do të kryejë teste shtesë nëpër botë për të vlerësuar efektivitetin e vaksinës, njoftoi sot kryeshefi i kompanisë Pascal Soriot, siç raportohet nga Reuters, duke iu referuar agjencisë Bloomberg.

Në vend që të zhvendosen testet në Shtetet e Bashkuara, ku vaksinat Pfizer dhe Moderna janë afër fillimit të prodhimit, testet e reja do të përcaktojnë nëse doza më të ulëta të vaksinës funksionojnë më mirë se ato më të larta, njoftoi kompania.

Astra Zeneca, e cila po punon për vaksinën e re me Universitetin e Oksfordit, po përballet me pyetje të pakëndshme në lidhje me efektivitetin e vaksinës, andaj ekspertët thonë se kjo mund të ngadalësojë shpejtësinë e mundshme të aprovimit të vaksinës në SHBA dhe BE.