Asnjë i vdekur dhe 15 raste të reja me koronavirus në Kosovë

E publikuar: 16/06/2021 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe 15 raste me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Brenda kësaj periudhe, siç është bërë e ditur nuk është shënuar asnjë viktimë.

Raporti i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.492 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 110.097 doza të vaksinës.

Deri më sot 13.149 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.713 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 67 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.174.

Në total numri i rasteve aktive është 186.