Ashtu siç pritej, Vjosa Osmani ia aprovon Kurtit marrëveshjen me Serbinë

E publikuar: 21/06/2022 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashtu siç pritej në lidhje me marrëveshjen e për udhërrëfyesin e energjisë elektrike për katër komuna në veri të Kosovës. Osmani ka dalë në krah të Kurtit dhe Bislimit duke e mbështetur marrëveshjen.

Osmani thotë se Kosova ka treguar që është konstruktive dhe e angazhuar aktivisht në dialog, derisa thotë se tani zbatimi i marrëveshjes është hapi kyç përpara.

“Progresi i arritur sot në dialogun Kosovë-Serbi përmes arritjes së marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë është i një rëndësie kruciale. Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces”, shkroi ajo.

“Tani zbatimi është hapi kyç përpara!”, shtoi Osmani në një reagim në Twitter.