Ashpërsohet retorika për targat, Vuçiq thotë se nuk heqin dorë nga ato “KM”

E publikuar: 14/09/2022 18:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleksandar Vuciq, që po e përcjell me vëmendje sa serbë po i binden vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’u pajisur me targa RKS, nuk po jep shenja se do t’i shtyjë serbët e Kosovës që t’i pranojnë ato.

“Nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të tërhiqemi as me targat KM. Targat KM, sikurse edhe kartat e identitetit të Serbisë në Kosovë, janë dëshmi për ne që shteti i Serbisë është ende i pranishëm në Kosovë. Për ne është një gjë mjaft e vlefshme që të mund të themi se Kosova është pjesë e Serbisë. Kjo është esenca” ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që qarkullimi ndërmjet dy vendeve të bëhet me letërnjoftime, por s’ka pasur marrëveshje për targat.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com