Arsyeja pse amerikanët votojnë të martën, e jo të dielën si pjesa tjetër e botës

E publikuar: 01/11/2020 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, që fitojnë vëmendjen e tërë botës, këtë vit do të mbahen më 3 nëntor. Është interesant se si kjo datë nuk bie të jetë të dielën, por të martën – e arsyeja fshihet në traditën e demokracisë në SHBA.

Kur anëtarët e Konventës Kushtetuese të SHBA-së u mblodhën në vitin 1787, delegatët nuk kanë mundur të dakordohen për atë se në cilën ditë do të duhej të mbaheshin zgjedhjet në SHBA.
Kështu mbeti në dorën e shteteve federale të caktojnë datën e zgjedhjeve federale, që rezultoi me disa dekada kaos, sepse zgjedhjet mbaheshin në ditë të ndryshme në shtete të ndryshme federale.

Por gjërat u rregulluan 70 vite më vonë – më 1845, kur në Kongres u votua që zgjedhjet në nivel federal të mbahen të martën. Caktimi i së martës kishte kuptim asokohe, ku shumica e popullsisë amerikane jetonte në zonat rurale.

E diela konsiderohej ditë e shenjtë pushimi, kurse e hëna as që ka ardhur në shprehje të diskutohej sepse asokohe për të shkuar për të votuar kanë udhëtuar me karroca dhe u është dashur të nisen të dielën që të mbërrijnë të martën, në vendin ku është dashur të votojnë. E mërkura ishte ditë tregu dhe për këtë kongresistët u dakorduan për të martën.

Për shekullin e 19’të , ishte një vendim i duhur dhe atëherë zgjedhjet në SHBA shndërroheshin në një paradë të madhe, transmeton Telegrafi. Familje të tëra vinin me karroca, të gjithë visheshin me rroba solemne, e pas votimit bashkoheshin dhe këndonin.

Sidoqoftë, për zgjedhjet në shekullin 21, e marta si ditë e zgjedhjeve është një trashëgimi mjaft arkaike në demokracinë amerikane. Politologët dhe aktivistët shpesh theksojnë se votimi të martave është një nga arsyet pse pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale është jashtëzakonisht e ulët, sepse hulumtimet tregojnë se çdo i katërti amerikanë është shumë i zënë gjatë të martës për të dalë e votuar.

Edhe më interesant që zgjedhjet zhvillohen gjatë vjeshtës, e jo për shembull në pranverë, sepse shoqëria amerikane në fillimet e saj ishte kryesisht agrare. Pranvera dhe vera nuk ishin të përshtatshme për shkak të punëve bujqësore, kurse vjeshta është zgjedhur sepse vjen pas përfundimit të mbjelljes dhe korrjes.

Gjithashtu është interesant se si ligji specifikoi që zgjedhjet të mbahen të martën, pas të hënës së parë të nëntorit. Ka qenë e papërshtatshme të caktoheshin zgjedhjet për “të martën e parë të nëntorit”, sepse ka mundur të ndodh që e marta të bie më 1 nëntor, kur edhe është festë. Po ashtu më 1 nëntor shumë njerëz të biznesit vrapojnë për t’i rregulluar dokumentet apo paguar faturat e muajit të kaluar.

Zgjedhjet mbahen indirekt, dmth në to nuk zgjidhet presidenti dhe zëvendëspresidenti, por anëtarët e Kolegjit Zgjedhor (kolegjiumi) që zgjidhen veçmas në 50 shtete federale dhe në Disctrict Columbia, në mënyrë që të parashikohen ligjet e atyre shteteve.

Kështu Kolegjiumi i përbërë ka 435 anëtarë, dhe ata zakonisht zgjedhin zyrtarisht presidentin dhe zëvendëspresidentin nga lista e kandidatëve. E nëse asnjëri prej kandidatëve nuk arrin shumicën absolute, zgjedhjet merren nga Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit dhe kështu presidenti i zgjedhur edhe zyrtarisht inaugurohet dhe merr detyrën më 20 ose 21 janar, nëse ajo ditë i bie të dielën.

Të gjitha shtetet federale dhe District Columbia kanë vendosur me ligjet e tyre që anëtarët e Kolegjit Zgjedhor (zgjedhësit) zgjidhen nga votuesit, e si kandidatë shërbejnë anëtarët më të shquar të partive politike. Të gjitha shtetet, me përjashtim New Hempshire dhe Nebraska, parashikojnë përzgjedhjen e listave sipas parimit “fituesi merr gjithçka”, dmth lista e partisë që fiton më shumë vota në një shtet të caktuar merr të gjithë zgjedhësit e saj.