Arsenali i “rrëmben” Chelsea-t Kupën e Anglisë

E publikuar: 27/05/2017 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka fituar Kupën e Anglisë pasi ka mposhtur në finale me rezultatin 2-1 Chelsea-n, duke mos ja dhënë të drejtën Contes të festonte titullin e dytë me “Blutë e Londrës” pas triumfit në kampionat.

Arsenali e gjeti golin shumë shpejt në këtë finale. Sanchez shënoi që në minutën e katërt. Ndërsa më pas ndeshja ishte thuajse e barabartë, me ritëm e raste nga të dyja skuadrat. Costa shënoi golin e barazimit për Chelsea-n në minutën e 76, por gëzimi i barazimit për ta zgjati vetëm dy minuta.

Aron Ramsey shënoi golin e dytë dhe të avantazhit për Arsenalin, duke shpëtuar një sezon të dështuar, pasi nuk mundën të renditeshin as në 4 vendet e para që të luanin sezonin e ardhshëm në Champions League.