Arsenali rivalizon Unitedin dhe Juventusin për Forsbergun

E publikuar: 30/04/2018 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skuadra gjysmëfinaliste në Ligën e Evropës, Arsenal po synon ta përforcojë repartin ofensivë në verë.

Londinezët janë vënë në ndjekje të sulmuesit suedez, Emil Forsberg që luan tek RB Leipzig në Bundesliga.

26-vjeçari ka pasur një stinor të mirë me klubin gjerman dhe është duke u kërkuar nga skuadrat e mëdha evropiane.

Së fundmi mediat gjermane kanë raportuar se Arsenali ka bërë një ofertë zyrtare për suedezin.

Topçinjtë kanë ofruar 40 milionë euro për transferimin e anësorit por ende nuk ka një përgjigje konkrete nga Leipzig.

Emil Forsberg (Foto/ Getty Images)

Arsenali po synon transferimin e lojtarit para fillimit të kampionatit botëror pasi frikësohen se vlera e tij mund të rritet.

Në garë për lojtarin janë edhe skuadrat tjera të mëdha si Manchester United, Liverpool, Juventus, Atletico Madrid dhe Sevilla.

26-vjeçari këtë edicion ka luajtur në 33 ndeshje në të gjitha garat për Leipzigun ku ka shënuar pesë gola dhe ka po aq asistime. /Telegrafi/